• Home
  • Video
  • Forumi
  • Blue Sky Music
  • Chat
  • Muzik
  • Moti

Greqi, miting antishqiptar

Posted by www.ShkodraOnair.com on e Hënë, Gusht 9, 2010, 9:22
This news item was posted in Aktualitet category and has 1 Comment so far.

Megjithëse kanë kaluar dhjetë ditë nga konfrontimi i përgjakshëm i emigrantëve shqiptarë me disa adoleshentë grekë, që pati si rezultat plagosjen e katër personave, në komunën Dhiavato të Verias, gjendja vazhdon të ngelet tepër e tensionuar.

Ndërsa organet e rendit dhe banorët më gjakftohtë përpiqen të qetësojnë situatën tejet të rënduar, një miting në pasditen e së shtunës, i rreth 200 të rinjve të organizatës ultranacionaliste të djathtë “Hrisi Avgji”, në fillim në sheshin e fshatit e më pas në rrugët e qytetit të Verias e ka ndezur akoma më shumë atmosferën.

Duke hedhur parrulla si -”Jashtë të huajt nga Greqia”- ata kanë shfaqur mbështetjen e tyre ndaj familjeve të adoleshentëve grekë që janë plagosur nga sulmi me thika i pesë shtetasve shqiptarë, tre prej të cilëve tashmë janë arrestuar.

Edhe në rrugët e qytetit të Verias ata kanë hedhur parrulla kundër emigrantëve shqiptarë si dhe kanë grisur një fotografi të flamurit shqiptar në një prej zyrave të agjensisë së udhëtimit “Emigranti”.

Në të njëjtën orë, në një pjesë tjetër të qytetit, të rinj anarkistë të grupeve të majta, kanë organizuar një anti-miting në mbështetje të emigrantëve, duke mbajtur pankarta në duar ku shkruhej –“Dëboni fashizmin nga bota”.

Në qytetin e Verias ,70 km në perëndim të Selanikut, ka pasur gjatë gjithë pasdites forca të shumta të policisë, të cilat nuk kanë lejuar konfrontime apo incidente midis dy grupeve të protestuesve.

Ajo për të cilën shprehin të gjithë keqardhjen është fakti se si një fshat që ishte shembull për bashkëjetesën paqësore midis grekëve dhe dhjetëra familjeve shqiptare, është tashmë nën tension. t-ch

You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0 feed.
Both comments and pings are currently closed.

1 Response to “Greqi, miting antishqiptar”

  1. Dance Shkoder
    2010.08.09 13:33

    Se mos eshte hera e pare…..shteti shqiptar ka frig nga hija e vet qe te thojn 1-fjale per shtetasit e ti…pse nuk jan ngritur kunder Pakistanve,Indianeve,Rusve apo te ndonje komsie tjeter,,se nuk ju a man te hapin gojen se ata kan shtet kurse ne jemi si femijet pa prind….Bravo kush e ka derguar lajmin.Resp..

« Albana, më seksi se kurrë
Nga dasma në spital »

Subscribe

You can subscribe by email to receive newsletter updates:

Subscribe through a RSS feed reader

News Feed Comments Feed

  • Forumi Shkodran

  • Lajmet E Fundit

    • Ura e Mesit – Mesi Bridge Snow 2012
    • Të diskutosh për Kohën nuk është kohë e humbur
    • Gjumë me kujtime të këqija, më mirë mos fli menjëherë!
    • Hapja e qendrës së Tiranës, ulet me 30% ndotja e ajrit
    • Vezë me patate dhe speca të kuq
    • Pini ujë, do t’i shkrini kilogramët
    • 10 mënyra për t’u ndier mirë…
    • Pato drejt Arsenalit?
    • Studentët, tarifat e reja për provimet e shtetit
    • Drogë dhe seks në lokalet e Tiranës
    • Velipojë, prishen ndërtimet pa leje
    • ALLAHU ËSHTË ZOTI YNË
    • ISLAMI ËSHTË FEJA JONË
    • EKZISTIMI I ALLAHUT
    • SHEHADETI
  • Reklama

    • Barcaleta Shqip
    • Dj Bledi
    • Foto Per Msn
    • Sekrete Bukurie
  • Reklame

Sponsored Ads

Copyright ©2008 ShkodraOnair.com. All rights reserved.