• Home
  • Video
  • Forumi
  • Blue Sky Music
  • Chat
  • Muzik
  • Moti

Shtubina : “Vllaznia nuk është pretendente me të rinjtë, por me lojtarët me përvojë”

Posted by www.ShkodraOnair.com on e Shtunë, Gusht 21, 2010, 0:49
This news item was posted in Onair, Vllaznia category and has 1 Comment so far.
Ndricim Shtubina - foto E.Grishaj

Ndricim Shtubina - Foto E.Grishaj

“Nuk e shikoj Vllazninë si pretendente pasi duhet të bëjmë kujdes dhe duhen aktivizuar lojtarët më eksperiencë për të arritur këtë qëllim”. Është disi pesimit në deklaratën e tij mesfushori i kuqebluve Ndriçim Shtubina. Lojtari që pritet të shperthejë në këtë sezon futbollistik nuk është shumë optimist për pretendimet e skuadrës. Kështuqë vetë ai thekson se çdo gjë është zjgehdja e trajneri dhe ekipi do të ndërtohet sipas punës ëë tij. Duke thënë se Vllaznia nuk mund të fitojë kampionatin por vetëm të shpresoj për Kupë. Madje me lojtarët e rinj, Shtubina nuk beson se skuadra shkodrane do të arrijë të fitojë një trofe. Duke u përgjigjur me pamëdyshjen më të vogël të gjitha pyetejeve  Shtubina i mëshon faktit se tek formacioni bazë duhet të aktivizohen lojtarët më eksperiencë. Përsa i përket anës së tij përsonale, nuk dëhsiron të shprehet duke ia lënë çdo gjë kampionatit. Ndriçim Shtubina është cilësuar si një ndër talentët e Vllaznisë para dy sezonesh. Ndërkohë që sezonin e kaluar ai nuk ka qenë në një formë të mirë duke mos lënë shumë gjurmë. Këtë vi tai pritet të jetë në formë maksimale dhe të bëjë më të mirën. Por mund të rrezikojë aktivizimin pasi në shumë ndeshje të pakten miqësore nuk ka qenë përzgjedhja e trajnerit. Nga sa mësohet në ndeshjen ndaj Bylisit ai do të jetë titullar. Vetë lojtari nuk e konfirmon, por burime nga stafi teknik mësohet për një gjë të tillë.

Shtubian mendohet se do të jetë sezoni i juaj. Porn ë shumë ndeshje miqësore keni qenë zëvëndësues si e komentoni ju këtë fakt?

Të them të drejtën unë kam qenë në formë të mirë. Ato janë zgjedhjet e trajneri dhe detyra ime është që të punoj sa më shumë. Por trajneri vendos se cilët lojtar do të aktivizojë dhe sigurisht që çdo gjë ndërtohet prej tij.

Pra ju nuk keni patur dëmtime apo gjëra të tilla?

Jo asnjë dëmtim në përjashtim të dy ndeshjeve të fundit miqësore që realizuam. Trajneri fillimisht më ka aktivizuar më pas ka bërë që unë të qëndroja zëvëndësues. Por ka qenë dhe një fazë testuese dhe sigurisht që nuk mund të aktivizoheshin të gjithë.

Si e sikoni ju përzgjedhjen e trajnerit duke u besuar të rinjëve para aty lojtarëve më eksperiencë?

Ai ka të drejtë ta ndertojë skuadrën sipas mënyrës së tij. Por unë nuk mendoj se duhen aktivizuar lojtarët e rinj para atyre me eksperiencë. Sigurisht që tek ekipi ka shumë talent por që të ndërtosh bazën e ekipit duhet eksperienca.

Do jetë një Vllaznia pretendente?

Jo nuk  besoj se do të jetë një Vllazni pretendente. Në krahasim me ekipet e tjera merkatoja nuk është aq e goditur. Më pas duhet parë që të aktivizohen lojtarët më eksperiencë që mbajnë bazën e ekipit. Unë mendoj se Vllaznia duhet të synojë në 6 vendet e para në kampionat dhe të besojë për fitimin e kupës së shqipërisë.

Në fakt ju po tregoeni më pessimist se të gjithë drejtuesit apo lojtarët e skuadrës?

Unë dua të qëndroj më kembë në tokë dhe nuk dua të jem shumë optimist.

Pra ju nuk keni besim tek lojtarët e rinj?

Nuk mendoj se ato duhej aktivizuar kaq herët. Mendoj se formacioni bazë duhet të ndërtohet me lojtarët e pjekur më pas ngadalë mund të aktyivizoheshin të rinjtë. Nuk besoj se ekipi do teë jetë i aftë të shkojë deri në fund të kampionatit për të arritur titullin kampion.

Vetë presidenti Fushaj kërkon një Vllazni pretendente?

Që të jetë një Vllazni pretendente mendoj se duhet aktivizuar lojtarët më eksperiencë. Unë kam besim vetëm atëherë pasi ato do të marrin përgjegjësinë me vehte dhe do ta nxjerrin ekipin kampion. Përndyrshe unë jam pak pesimisit.

Edhe vetë trajneri ka thënë se ka ndërtuar një ekip të mirë…

Sigurisht që kjo Vllaznia në qoftëse do të dalë kampion do të jetë falë punës së tij. Po ashtu dhe në qoftëse dështon do të jetë sipas mënyrës së tij. Prandaj është një trajner të ndërtojë skuadrën sipas dëshirës. Ky ëhstë mendimi im.

Po në aspektin përsonal ku mund ta shikojmë Shtubinën këtë sezon?

Nuk mund të them asgjë. Unë jam në një formë të mirë dhe sigurisht do të bëjë maksimumin për të ndihmuar skuadrën. Për mua ka rëndësi që kur të aktivizohem ti shërbej skuadrës.

Në ndeshjen e parë ndaj Bylisit do të jeni titullar?

Nuk e di akoma pasi trajneri akoma nuk e ka vendosur. Besoj se trajneri është duke na mbajtur në tension për të na përgatitur në maksimum për këtë ndeshje.

I trembeni konkurencës ju në repartin e mesfuëshës. Fakt që do ju detyrojë të jeni rezervë?

E kam dëgjuar dhe lëxuar disa herë konkurencën. Nuk ka shumë konkurencë tek Vllaznia. Ato lojtarë janë. Në çdo repart dihet se kush janë lojtarët. Unë për vetë nuk i trembem aspak. Për mua nuk do të ketë shumë rëndësi. Për vete nuk mund të them asgjë në qoftëse do të jetë sezoni im apo jo. Por të shohim se si do të shkojnë gjërat.

Ndehsja e parë ndaj Bylisit. Si mendoni?

Sigurisht që ne synojmë ta nisim me fitore. Është e kotë të flas para ndeshjes. Më mirë të ia lëmë fushës së lojës. Intervistoi Anton ZALLI

You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0 feed.
Both comments and pings are currently closed.

1 Response to “Shtubina : “Vllaznia nuk është pretendente me të rinjtë, por me lojtarët me përvojë””

  1. ShkodraOnair.com » Kritikoi ne gazete, Vllaznia nuk e grumbullon Shtubinen!
    2010.08.23 00:17

    [...] me eksperiencë dhe të rinjtë të gërshëtohen ngadalë duke krijuar bazën e ekipit” Lexoje ketu “. çfare ka te tmerrshme ne keto [...]

« Radonjiç le gjithcka te hapur: Titullar mund te jene te gjithe
Çdo 40 sekonda ndodh një vetëvrasje »

Subscribe

You can subscribe by email to receive newsletter updates:

Subscribe through a RSS feed reader

News Feed Comments Feed

  • Forumi Shkodran

  • Lajmet E Fundit

    • Ura e Mesit – Mesi Bridge Snow 2012
    • Të diskutosh për Kohën nuk është kohë e humbur
    • Gjumë me kujtime të këqija, më mirë mos fli menjëherë!
    • Hapja e qendrës së Tiranës, ulet me 30% ndotja e ajrit
    • Vezë me patate dhe speca të kuq
    • Pini ujë, do t’i shkrini kilogramët
    • 10 mënyra për t’u ndier mirë…
    • Pato drejt Arsenalit?
    • Studentët, tarifat e reja për provimet e shtetit
    • Drogë dhe seks në lokalet e Tiranës
    • Velipojë, prishen ndërtimet pa leje
    • ALLAHU ËSHTË ZOTI YNË
    • ISLAMI ËSHTË FEJA JONË
    • EKZISTIMI I ALLAHUT
    • SHEHADETI
  • Reklama

    • Barcaleta Shqip
    • Dj Bledi
    • Foto Per Msn
    • Sekrete Bukurie
  • Reklame

Sponsored Ads

Copyright ©2008 ShkodraOnair.com. All rights reserved.