Modelja e njohur shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lola Luma ka mbaruar shkollimin edhe për aktrim duke ndjekur mësimet në një nga shkollat më prestigjioze atje. I gjithë mundi i Lolës si duket po i shpërblehet, pasi ëndrra e saj për të luajtur në film po bëhet realitet. Përkundër sukseseve të mëdha si modele, ajo këto ditë ka mbaruar xhirimin e disa pjesëve të filmit më të ri të titulluar “Nora e Kelmendit”. “Tani po luaj në filmin “Nora e Kelmendit” në rolin e Norës, me regjisor filmi Arben Mehmetaj dhe producent Alex Selimaj”, tregon Lola duke shtuar më tej se e gjithë ngjarja është përpunuar nga personat e lartëpërmendur. “Historia e filmit është marrë nga libri i Andrea Skanjetit. Në këtë film shpaloset atdhe-dashuria, por gjithashtu dhe ndjenja e pastër e dashurisë midis Norës dhe Velit, gjithashtu dhe virtytet dhe zakonet e vendit tonë e përshkojnë të gjithë filmin. Filmi do jetë shumë interesant, sepse do të jetë i mbushur me surpriza, të cilat do ta mbajnë shikuesin herë pas here në ankth”, thekson Lola.
[...] Modelja Shkodrane Lola Luma fiton rolin e Norës tek filmi “Nora e Kelmendit” [...]