TIRANË- Nje rritje tjeter e cmimit te energjise do behet ne fillim te vitit 2011. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) dhe Koorporata Elekteroenergjitike Shqiptare (KESH) kane aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke nisur nga 1 janari i vitit 2011.
Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta, beri te ditur sot per TVNews24 se “OSSH ka aplikuar sipas ligjit në datën 1 shtator pranë ERE-s për rritjen e çmimit te energjisë, ndërsa ne do ta publikojmë zyrtarisht aplikimin në 12 shtator”.
Nepravishta u shpreh se “në fund të muajit nëntor do të zhvillohet një seancë dëgjimore me të gjitha grupet e interesit, ku do të diskutohet rreth kërksesës së 2 kompanive për rritjen e çmimit të energjisë për vitin 2011”.
Ai sqaroi se do të jetë Bordi i Komisionerëve të ERE-s, i cili do të shqyrtojë këtë raport, ndërsa në 15 dhjetor do të bëhet publike edhe vendimi i ERE-s për nivelin e rritjes së çmimit të energjisë për vitin që vjen.
Enti Rregullator i Energjisë për vitin 2010 vendosi të rrisë me 13 % tarifat e çmimit të energjisë elektrike, ku tarifa mesatare e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë e aplikuar nga OSSH u bë 9.53 lekë/kËh nga 8.45 lekë/ kËh që ishte në vitin 2009. Për konsumatorët familjare deri në një konsum 300 kilovat orë energji çmimi është 7.7 lekë për kilovat dhe për konsum mbi 300 kilovat konsumatorët familjarë paguajnë 13.7 lekë për kilovat.
Kompania OSSH, që nga 1 qershori i vitit 2009, administrohet nga kompania çeke ÇEZ.
Në fund të muajit shtator të atij viti OSSH aplikoi pranë ERE-s për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për vitin 2010 në masën 23 %, por kjo kërkesë nuk u miratua plotësisht.
(d.b/BalkanWeb)