TIRANE-Zbulohet një tjetër koncesion i dhënë për konflikt interesi nga ana e qeverisë shqiptare.
Gazeta Shqiptare ben te ditur ne numrin e sotem se në 21 shkurt të vitit 2008, qeveria ‘Berisha’ ka marrë vendimin “Për përcaktimin e autoritetit kontraktues, për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Bënçë”, dhe miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë ‘Ferar Energy’”. Për marrjen e këtij koncesioni fillmisht është marrë vendimi që shoqëria Ferar shpk, si pasojë e bashkimit me një kompani tjetër ka marrë emrin “Ferar Energy” shpk. Në bazë të kësaj kontrate është vendosur që Pashko të jetë admnistrator.
Përfaqësues ligjor i kësaj shoqërie, në bazë të regjistrimit zyrtar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit është Fatos Pashko, bashkëshorti i deputetes së Partisë Demokratike, Rajmonda Bulku. Pashko ka për kunatë të motrën e ish-ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli. Vendimi i marrë është bërë në bazë të propozimit të ministrit të Ekonomisë së asaj kohe, Genc Ruli, i cili publikisht dihet se ka dhe lidhje familjare me deputeten Bulku.
Koncensionet e HEC-eve kane qene keto dite kryefjala e politikes opozitare. Kontratat e dhëna në koncesion nga ana e qeverisë janë kontestuar nga ana e opozitës, të cilat sipas tyre, janë dhënë në kuadër të ndikimeve politike të përfaqësuesve të Partisë Demokratike. Sipas socialisteve, të tilla ishin vendimet e dhëna për koncesionet nga ministria e Ekonomisë për Hektor dhe Namik Ajazin, kunati dhe burri i ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, dhe për Arian Tartarin, personin që bashkëjeton me deputeten e PD-së, Albana Vokshi.
(d.b/BalkanWeb)