SHKUP-Një person i armatosur vrau mbrëmjen e se enjtes tre persona, kanë njoftuar sot burime nga Ministria e brendshme e Maqedonisë.
Njeriu që hapi zjarr ndaj tyre është dorëzuar në polici. I dyshuari është një biznesmen maqedonas, i cili ka sqaruar se motiv i vrasjeve ka qene nje borxh i pashlyer.
Dje në mbrëmje rreth orës 20:00 në lagjen Aerodrom të Shkupit një person qelloi më armë tip automatik kallashnikov ndaj tre personave që ishin ulur në një restorant (Big Fish, emri i restorantit) pranë qendrës së qytetit.
Pas të shtënave, personi hodhi armën dhe u largua me një automjte që e priste në anë të rrugës.
Agjencite e lajmeve rajonale duke iu referuar burimeve pranë Ministrise se Brendshme te Maqedonise theksojne se njëri nga personat e vrarë është në lidhje familjare me sigurimin e kryeministrit Nikolla Gruevski, personi i dytë dyshohet të jetë një pjesëtar policie, ndërsa personi i tretë dyshohet se është një pjesëtar i mafias së drogës nga qyteti i Velesit, i njohur nga grupi i ashtuquajtur “mafia e Frankfurtit” që vepron në Evropën Perëndimore. Policia e Maqedonisë arrestoi një person të dyshuar për vrasjen e trefishtë që ndodhi mbrëmë në restorantin për peshq “Big fish” tek QT “Tri Biseri” në lagjen e Shkupit, Aerodrom.
Autori vetedorezohet
Toni Denokoski nga Shkupi, pronar i nje guroreje është i dyshuari kryesor për vrasjen e trefishte ne Shkup.
Sipas informacioneve të policisë, Dimkovski sot është paraqitur vete në polici dhe ka deklaruar se është autori vrasjes së trefishtë në në restorantin “Big fish”. Motivi i vrasjes thuhet se është për shkak të mos shlyerjes së një borxhi.
Policia po vazhdon punen per zbardhjen ngjarjes se rende.
(d.b/BalkanWeb)