Këngëtarja Greta Koçi krijon biznesin e saj të parë mediatik. Është rasti i parë dhe i vetëm në tregun mediatik, por dhe atë muzikor që një këngëtare në moshën 19-vjeçare të hedhë kursimet e saj në krijimin e një biznesi mediatik.
Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit i dha besimin projektit të këngëtares Greta Koçi dhe me Vendimin e tij Nr. 54/datë 28/07/2010, i jep licencë duke e autorizuar të funksionojë si operatore Radiofonike vendore private në transmetimet tokësore analoge.
Greta Koçi, e ka emërtuar Shoqërinë e saj “G.M.Radio” Shpk. Radioja aktualisht është në testet teknike përfundimtare. Stafi teknik dhe ai i gazetarisë janë emra të njohur në mediat shqiptare.
Struktura programore e kesaj radioje është ndërtuar në mënyrë të atillë, sa mendohet të kapë audiencë të plotë për qytetin e Tiranës në një periudhë shumë të shkurtër.
Në një periudhë të shkurtër kjo radio do të jetë dhe në transmetim satelitor.Këngëtarja Greta Koçi së shpejti do të nxjerrë në treg dhe një gazete artistike periodike prezantimi i së cilës do të bëhet në ditët në vijim.
PanoramaPlus