Pas një pushimi relaksues në Ulqin, Genta Ismajli është në valën e punëve për albumin e saj të ardhshëm.
Këngëtarja ka zbuluar për Telegrafi.com se projekti i saj i ardhshëm në të vërtetë do të jetë një koleksion i këngëve të saj të mëhershme.
Genta, e cila është aktuale me videoklipin “Shkune Tune”, e ka vlerësuar këtë klip si më të suksesshmin të saj deri tani.
Këngëtarja po ashtu ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të jetë pjese e ndonjë festivali këtë vit, por se dëshirë saj e madhe mbetet pjesëmarrja në Eurovizion.
Bukuroshja kosovare përveç albumit është duke ia kushtuar kohën edhe familjes, derisa thotë se ende është beqare. /Telegrafi/