• Home
  • Video
  • Forumi
  • Blue Sky Music
  • Chat
  • Muzik
  • Moti

Kuvend, Ruci: Oferta në tavolinë, Berisha: Gati të bashkëpunoj

Posted by www.ShkodraOnair.com on e Hënë, Shtator 6, 2010, 18:18
This news item was posted in Politika category and has 0 Comments so far.

TIRANË-
Hetohet cdo gjë përvec proceseve gjyqësore
Ora 13:05-
Menjëherë pas fjalës së Rucit, kryeministri Berisha kundërpërgjigjet se shumica është e gatshme për bashkëpunim por gjithmonë duke iu përmbajtur vendimeve të gjykatës, duke kërkuar ngritjen e menjëhershme të komisionit hetimor. “Ftoj opozitën të shqyrtojë qendrimin e saj ndaj institucioneve legjitime të dala nga zgjedhjet e 28 qershorit. Ju jeni deputetë dhe keni një të drejtë të patjetërsueshme, hetoni cdo gjë përvec proceve gjyqësore, keni të drejtë të hetoni cdo dokument. Ne kemi ofruar skemën përfundimtare të hetimit, nga 11 kërkesa, të 11-ta pranohen. Urdhëroni sot të ngremë komisionin parlamentar. Urdhëroni të fillojmë që nesër hetimin për cështjet që ju keni shtruar. Problemi juaj është se nuk pranoni dot vendimin e gjykatave, ju këtë nuk pranoni dot. Pra e doni ju zgjidhjen ja ku është zgjidhja. Nëse gjykata vendos ti rinumërojmë le ta bëjmë”,- deklaron kryeministri.

Ndërsa fjalët e Rucit i cilësoi si ekspoze me realitet të zi, të ngrituar në bazë pyetjesh retorike. “Sapo kryetari i grupit parlamentar të opozitës përfundoi një ekspoze në të cilën realiteti përshkuej me ngjyra të zeza. Të zinjtë dhe të zezat në këtë vend janë produkt i një fantazie të sëmurë dhe një doktrinë e cila nuk ka dhe nuk mund të ketë të ardhme në këtë vend. Ju jeni këtu dhe shtroni pyetje jeni bërë të famshëm për pyetje retorike boshe”,- shton më tej Berisha.

Sesioni i kaluar për tu harruar, oferta jonë në tavolinë
Ora 12:41- Pasi kryeparlamentarja Topalli i uroi deputetëve punë të mbarë në këtë sesion të ri parlamentar, fjalën e mori kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruci. Duke kërkuar harrimin e sesionit të kaluar parlamentar, Ruci bëri thirrje që situata të ndryshojë.

“Në këtë sesioin nuk duhen bërë të njëjtat gabime dhe duhen ndrequar ato që janë bërë. Ai ishte një sesion për tu haruar krejtësisht. Më vjen mirë që flas në këtë podium të ri. A e keni menduar ju zotërinj të maxhorancës me këto karrige të reja se c’bëhet me njerëzit që janë jashtë. A e zgjidhni ju krizën politikëe dhe ekonomike qe ndodh jashtë kësaj salle? Kriza duhet të ishte zgjidhur jo brenda një vit e një legjislacioni por brenda një ore. Ne kërkojmë ta provoni duke na lejuar të hetojmë materialet zgjedhore. Ky debat ka mbi një vit zoti kryeministër, është ky debat që coi në protesta masive të papërjetuara ndonjëherë nga populli shqiptar, coi në grevë urie, e ky debat mbetet ende i pazgjidhur”,- u shpreh Ruci.

Gjatë fjalës së tij Ruci bëri të ditur se PS e ka ofruar tashmë një zgjidhje dhe ajo është në zyrën e kryeministrit Berisha. Pra, itakon këtij të fundit të vendosë, sipas Rucit. Nëqoftëse kryeministri nuk do të japë përgjigjen që PS pret, Ruci la të hapur rrugën e protestave.

Nuk kërkojmë asgjë më shumë se cështë parashikuar në rezolutën e PE, të hetohen materialet zgjedhore. Tek materialet zgjedhore përfshihen edhe fletët e votimit, por meqë ju nuk e konsideroni kështu, le ti japim rrugë ngritjes së komisionit hetimor. Ne e kemi dhënë alternativën tonë, lexojeni mirë zoti kryeministër, e keni mbi tavolinë. Ne ju presim por ju shumë, nuk kemi ofertë tjetër për ju. Më pas do t’ia lëmë në dorë popullit të vendosë”,- u shpreh Ruci.

Kuvendi hapi sot sesionin e ri, s’ka debat njëorësh
Ora 12:10- Kuvendi nisi punën sot në orën 12 sesionin e tretë të legjislaturës së XVIII. Në axhendën e Kuvendit nuk është parashikuar debati njëorësh jashtë rendit të ditës. Parashikohen vetëm katër pika gjithsej në seancën e sotme parlamentare. Pika e parë është hapja e sesionit, e dyta lidhet me miratimin e procesverbalit të seancës plenare dt 26.7.2010.

Miratimi i programit të punës së Kuvendit për periudhën 6 shtator-4 nëntor 2010. Miratimi i kalendarit trejavor të punimeve të Kuvendit, janë dy pikat e tjera të rendit të ditës. Ndërkohë që deputetet tashmë nuk do të ulen më në rresht, por në tavolinat ovale. Një ditë para nisjes së punimeve të sesionit të vjeshtës, në momentin kur socialistet dhe demokratët gjenden ende larg, kreu i shtetit ka lëshuar një mesazh në adresë të deputetëve.
(m.a/BalkanWeb)

You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0 feed.
Both comments and pings are currently closed.

No Responses to “Kuvend, Ruci: Oferta në tavolinë, Berisha: Gati të bashkëpunoj”

« Anderson pëlqen të qëndrojë në shtrat
Shpikes i facebook Mark Zuckerberg njeriu më me ndikim në botë »

Subscribe

You can subscribe by email to receive newsletter updates:

Subscribe through a RSS feed reader

News Feed Comments Feed

  • Forumi Shkodran

  • Lajmet E Fundit

    • Ura e Mesit – Mesi Bridge Snow 2012
    • Të diskutosh për Kohën nuk është kohë e humbur
    • Gjumë me kujtime të këqija, më mirë mos fli menjëherë!
    • Hapja e qendrës së Tiranës, ulet me 30% ndotja e ajrit
    • Vezë me patate dhe speca të kuq
    • Pini ujë, do t’i shkrini kilogramët
    • 10 mënyra për t’u ndier mirë…
    • Pato drejt Arsenalit?
    • Studentët, tarifat e reja për provimet e shtetit
    • Drogë dhe seks në lokalet e Tiranës
    • Velipojë, prishen ndërtimet pa leje
    • ALLAHU ËSHTË ZOTI YNË
    • ISLAMI ËSHTË FEJA JONË
    • EKZISTIMI I ALLAHUT
    • SHEHADETI
  • Reklama

    • Barcaleta Shqip
    • Dj Bledi
    • Foto Per Msn
    • Sekrete Bukurie
  • Reklame

Sponsored Ads

Copyright ©2008 ShkodraOnair.com. All rights reserved.